Çiklisti i Vllaznisë Bruno Kola ka bërë një paraqitje shumë të mirë në kupën “Sali Hima” të zhvilluar sot në kryeqytet dhe në fund të saj është renditur në vend të dytë. Në fakt, 14 vjeçari shkodran mund dhe duhej të ishte shpallur fitues por një gabim në tentativën e fundit drejt finishit, ka bërë që i pari ta prekë atë, një çiklist i Teutës. Pavarësisht kësaj, paraqitje e Kolës por edhe e çiklistëve të tjerë të Vllaznisë ka qenë shumë e mirë.

Në morinë e çiklistëve që kanë marrë pjesë në këtë garë me distancë 50 km, kanë qenë 8 prej tyre që janë shkëputur dhe në këtë grup, tre kanë qenë çiklistë të Vllaznisë, pikërisht Bruno Kola, Sabah Alija dhe Rigers Velija.KOla është renditur i dyti, Alija i pesti dhe Velija i gjashti. Me grupin e dytë të sportistëve kanë ardhur edhe çiklistët e tjerë të Vllaznisë dhe në këtë mënyrë, kjo garë e parë e këtij viti mund të konsiderohet shumë pozitive për ekipin e Vllaznisë i cili ka marrë pjesë me një përbërje të plotë prej 8 sportistësh dhe ajo çka më shumë rëndësi, nuk kanë munguar as rezultatet teksa vendi i dytë i Bruno Kolës flet shumë për perspektivë e këtij sportisti por edhe të ekipit shkodran.

© shkodrasport.com