Thomas Brdariç ka uruar Teutën për titullin kampion në Superiore por nuk ka shmangur polemikat pas përfundimit të kampionatit për goleadën e pazakontë për durrsakët në këtë sezon, që u dha trofeun. Pas ndeshjes ai nuk ngurroi të deklaronte se ndeshja e Teutës nuk kishte qenë e rregullt.

“E fituam sot, ishte një fitore që e meritonim, tre pikët. Jam krenar për ekipin tim, por pikë së pari duhet të uroj Teutën që fitoi kampionatin. Ne kemi bërë një sezon shumë të mirë, kemi bërë më shumë fitore në këtë trofe dhe jam krenar dhe më pëlqeu shumë ky sezon.

Mendoj se këtu ishte një ndeshje reale, nuk e di se çfarë ndodhi te Teuta. Ishin 2 kartonë të kuq, 6 gola dhe dëgjova se diçka nuk kishte qenë korrekte te Teuta. Është mëkat, se mendonim se do të ishte një ndeshje e rregullt atje, por nuk ishte. Ne duhej të tregonin paraqitjen tonë dhe ishte e shkëlqyer sot.

Kupa është objektivi ynë, mendoj se duhet ta lëmë pas krahëve atë zhgënjim të sotëm për rezultatin e Teutës me Apoloninë. Jemi një skuadër shumë e mirë dhe jemi në gjendje të fitojmë ndeshjen të hënën dhe duhet të punojmë për këtë.

Kur je në vend të parë e meriton titullin. Nuk jam i zhgënjyer, duhet ta pranojmë, se ne kemi treguar në një pjesë të sezonit jo futbollin me të mirë, nuk shënuam golat sa duhej. Por u kthyem dhe jemi në formë e presim me padurim ndeshjen e ardhshme.

Vazhdimësia? Jam i hapur për gjithçka. Më pëlqen ekipi, qyteti dhe mendoj se kemi luajtur këtë sezon me sukses të madh dhe duhet të vazhdojmë nëse është e mundur.

Kam marrë shumë mesazhe, të gjithë më uronin për këtë sezon. Pikë së pari dua t’u them faleminderit shkodranëve, të gjithë atyre që na kanë mbështetur dhe po pres me padurim që të luajmë me spektatorë. E meritojmë dhe shoh potencial këtu dhe të punojmë së bashku që të arrijmë rezultate”, tha Brdariç. /vipsport/