Sulejman Starova duket i lumtur për suksesin që ka përjetuar skuadra e tij, e madje si drejtor teknik ka një kontribut të veçantë. Në stafin durrsak, “Bobi” ka më shumë ekspeinecë, pasi ka dal kampion edhe me Partizanin, apo dhe Tiranën.

Në “Gol pas goli”, pas ndeshjes me Apoloninë, Sulejman Starova ka pohuar: “Kemi qenë një nga skuadrat që kemi bërë dallim. Kemi pasur oshilacione si çdo skuadër tjetër. Jemi të lumtur që dhamë kontributin, për të rikthyer titullin pas kaq shumë viteve. Është merita e presidentit, trajnerit dhe futbollistëve. Që në fillim kur kam ardhur, kam dhënë që shpresoja të fitonim një kupë. Ishte objektivi i qartë i Teutës për titullin. Jam i lumtur që edhe unë dhashë ndihmën time”,-tha fillimisht “Bobi” që ka sukses edhe si trajner në fitimin e trofeve…

“Objektivi ishte i qartë. Nuk kishim kënaqësi tjetër përveçse të fitonim titullin. Kemi qenë disa herë në vend të parë dhe pas Vllaznisë. Pas fitores në Krujë na u rritën shpresat. Na buzëqeshi fati.”

“Me pak fjalë nuk mund të shpjegohet puna e bërë këtu. Për këtë ka qenë merita e stafit teknik me trajnerin në krye. Në një moment duket që je afër dhe pastaj largohesh. Këto luhatjet na kanë dëmtuar, por na kanë bërë më të fortë dhe ia dolëm. Kemi pasur presion të madh, sa netrë pa gjumë. Presioni është i madh për të arritur diçka këtu.”

“Titull pa polemika? Duke e prekur me dorë se çfarë do të thotë të fitosh titullin. Kështu je njeriu më i lumtur në botë, jemi njerëz të futbollit. E kam fituar me Partizanin dhe Tiranën, por ai kampionat në 2016 me Partizanin më ka djegur më shumë. Polemikat janë të pashmangshme në futboll. Unë e them më sinqeritet se ky kampionat ka dalluar nga të tjerët. Shumë i luftuar, me gjyqtarë që kanë bërë disa herë shumë mirë. Nuk i kthehem kritikave”, – tha Starova.