Basketbolli i Vllaznise per meshkuj ka njohur disa periudha shume te suksesshme por ai qe ka lene gjurme tek te gjithe, eshte padyshim ekipi i viteve ’90 kur fitoi 5 tituj kampione.

Dhe ne keto suksese kontributin me te madh e kane luajtur disa prej elementeve me te rendesishem te tij ku padyshim qe spikat edhe Artomen Çapaliku. Do te ndalemi sot tek ai, pasi feston 48 vjetorin e tij te lindjes.

Dymetroshi shkodran ka qene nje nga elementet me te spikatur te Vllaznise por edhe te basketbollit shkodran ne ato vite teksa ka dhene nje kontribut te madh ne arritjen e ketyre suksese.

Artomen (Tomi) Çapaliku ka lindur ne Shkoder me 22 qershor 1972 dhe zgjedh te merret me basketboll, nisur edhe nga trupi i beshem i tij. Dhe zgjedhja nuk e ka zhgenjyer sepse ne pak vite do te behej nje element shume i rendesishem i Vllaznise.

Ka dhene kontributin e tij ne fitimin e titujve kampione ne sezonet 1992-93, 1996- 97 dhe 1997-98. Mbetet nje nga emrat me te shquar te ketij sporti. Gazeta “SHkodra Sport” i uron atij edhe 100 vite te tjera te lumtura!
Gjergj KOLA