Kryeministri i vendit Edi Rama te shtunen do te jete ne Shkoder. Kjo sepse ai ka zgjedhur qytetin tone per te zhvilluar nje takim me pjestare te kabinetit qeveritar, por edhe me kryebashkiakët, ku do të bëhet një analizë e thelluar për punën e bërë deri me tani.

Ai do te mberrije ne Kryeqendren e Veriut ne oren 10.00 te paradrekes dhe do te largohet prej aty rreth ores 19:00 te mbremjes. Por ajo çka eshte me interesantja ka te beje me faktin se numri 1 i Qeverise ka zgjedhur qe te gjithe keto takime t’i zhvilloje ne nje ambjent jo te zakonshem per nje agjende te tille: Ne stadiumin “Loro Boriçi”.

Arsyeja pse ka zgjedhur stadiumin ne fakt eshte disi e çuditshme por kryeministri Rama dallohet per keto gjera. Ne fund te fundit, investimi i bere prej Qeverise se tij per kete impiant sportiv eshte ndoshta me i madhi i bere per Shkodren dhe ai ka me çfare te krenohet.

Por me shume sesa kjo, per shkodranet e rendesishme eshte qe gjate takimeve me pjestaret e Qeverise se tij, te jape udhezimet dhe te premtoje zgjidhjen sa me pare te nje problemi qe i shqeteson spordashesit shkodrane: Mungesa e terreneve sportive.

Siç kemi bere te ditur, ne muajin dhjetor ka patur nje marreveshje ne mes kryebashkiakut Benet Beci, presidentit te FSHF-se Armand Duka dhe presidentit te KF Vllaznia Alban Xhaferi, per ndertimin e nje kompleksi te ri sportiv ne Shkoder, pikerisht tek Ish- Uzina e Telave.

Ajo qe pengon nisjen e punes eshte marrja e nje vendimi nga ana e Qeverise shqiptare per kalimin e tokes ne fjale qe eshte prone shteterore ne pronesi te Bashkise Shkoder. Sapo te ndodhe kjo, atehere do te nise investimi ne fjale mes tre paleve te mesiperme. Gjithçka duhet bere shpejt sepse siç dihet Shkodra eshte nje nga tre qytetet e caktuara per pritjen e finaleve te Kampionatit Europian U17 qe do te zhvillohet veren e ardhshme ne vendin tone dhe deri atehere ky investim duhet te perfundoje.

Pikerisht per kete arsye, gjerat duhet te levizin dhe koha e duhur eshte qe numri 1 i Qeverise diten e shtune te jape premtimin e duhur per kalimin e tokes se Ish- Uzines se Telave ne pronesi te Bashkise Shkoder. Vetem kaq duhet…/www.shkodrasport.com/