Nga sot zyrtarisht Mirsad Jonuz është trajneri i Vllaznisë dhe ai ka qëndruar për disa orë duke biseduar me administratorin Lici për të sqaruar të gjithë detajet e përgatitjes së ekipit, fazën përgatitore, merkaton etj.

Por nga ana tjetër, ndonëse nuk është zyrtarizuar ende, është mësuar edhe stafi me të cilin trajneri maqedonas do të punojë tek skuadra shkodrane.

Në fakt nuk ka asnjë risi në këtë drejtim sepse zëvendëstrajner mendohet të jetë sërish Safet Osja dhe po ashtu edhe trajner portierësh Ideal Lekiqi.

Megjithatë çdo gjë do të sqarohet në ditët e para të javës së ardhshme kur ekipi do të zbresë në fushën e stërvitjes për të nisur përgatitjet për sezonin e ri.

Prania e Osjes dhe Lekiqit në staf do ta ndihmojë trajnerin Jonuz që të krijojë një njohje sa më të shpejt me kontigjentin aktual të lojtarëve dhe të dhënat rreth tyre.
© shkodrasport.com