Mungesa e sigurt e Ismael Dungës dhe Arsid Krujës, si dhe rikthimi i Mevlan Adilit pritet të ndryshojë sërish formacionin e Vllaznisë në ndeshjen ndaj Partizanit.

Lajm i mirë për trajnerin Brdariç është riaftësimi i brazilianit Da Silva, i cili ka munguar në tri takimet e fundit. Po ashtu eshte rikthyer edhe mesfushori tjeter Arsid Kruja i cili ka kaluar nje gjendje gripale ditet e fundit.

Sa i takon fantazistit brazilian, ai mund të jetë në fushë të dielën, por gjithsesi gjermani i pankinës do të vendosë mes tij ose Ardit Hoxhajt për një vend në fazën ofensive.

Gjasat janë që të ndryshohet skema, me Dilaverin në majë dhe Imerin pas tij, por kjo do të shihet në stërvitjen e fundit.