Mesa duket çdo gjë po shkon mirë tek skuadra e Real Madrid. Janë në krye të La Ligas, Kurtua po bën paraqitje mjaft të mira dhe është kandidati kryesor për të fituar çmimin “Zamora” që i jepet portierit më të mirë, Ramos është bërë mbrojtësi me më shumë gola në historinë e La Ligas, Benzema dhe Hazard po fillojnë të lidhen mjaft mirë në fushë dhe Vinisius po tregon gjithë potencialin e tij.

Por Bejl dhe Hames Rodriguez nuk bëjnë pjesë në këtë faqe suksesi dhe Zidan nuk mund të mbështetet tek ato të dy nëse do të fitojë kampionatin. Trajneri francez i ka dhënë mundësi të dy lojtarëve por ato kanë qenë larg pritshmërive dhe nuk kanë bindur. Mesa duket kjo i ka dhënë të drejtë Zidanit kur ai donte ti shiste si uellsianin ashtu edhe kolumbianin.

Rasti i Bejlit është më frustruesi sepse performancat e tij janë vite dritë larg një lojtari që është më i paguari në skuadër. Zidan e aktivizoi nga minuta e parë uellsianin në ndeshjen kundër Majorkas dhe Bejl nuk bëri asgjë. Përsa i përket mesfushorit Hames Rodrigez, ai nuk është as një hije e lojtarit që mbërriti në fillim në Madrid në sezonin 2014-2015 ku realizoi 17 gola dhe dha 18 asiste.

Këtë sezon kolumbiani ka bërë vetëm 1 gol dhe ka dhuruar vetëm 2 asiste në 14 ndeshje të luajtura.