Vllaznia e mbylli ne barazim ndeshjen e sotme ne barazim 0-0 ndaj Partizanit ne nje perballje ku nuk ka treguar asgje nga vlerat e saj. Sidomos ne minutat e fundit u pa qarte edhe renia e formes fizike te disa futbollisteve, çka beri qe Partizani te zoteronte mesfushen dhe t’i afrohej disa here golit.

Tifozet e pranishem ne stadiumin “Loro Boriçi” i kerkonin disa here trajnerit Plori dhe stafit te tij, te kryenin zevendesime per te freskuar disi skuadren. Ne fakt dy u bene, fillimisht Djurdjevic ne vend te Krujes ne fillim te pjeses se dyte dhe me pas Mustedanagic ne vend te A. Hoxhajt.

Por ne fund, kuqeblute vendosen te bejne edhe dy zevendesime te tjera dhe ne fakt pas shume minutash ne nxemje, ato u futen ne fushe. Kjo ndodhi ne fakt ne minuten e 92-te dhe nje veprim i tille eshte kontestuar nga tifozet kuqeblu.

Ata nuk arriten ta shpjegonin kete veprim te stafit teknik sepse u bene mesa duket vetem per te vonuar lojen, kur ne fakt Vllaznia nuk ishte e kenaqur me barazimin 0-0.

I pyetur ne lidhje me kete gje, trajneri Plori e ka shpjeguar ne kete menyre veprimin e tij: “Zevendesimin e Latifit dhe Aralices me Heriç e Çoben nuk i bera per te vonuar lojen. Ne minutat e fundit, Latifi dhe Aralica kishin nje lodhje shume te madhe dhe disa here nuk ishin ne gjendje te ktheheshin per te ndihmuar skuadren ne lojen difensive.

Pikerisht per kete arsye, mendova qe me mire ndeshja te shkonte ashtu, sepse edhe mund te humbitej dhe prandaj ne ato momente, duke futur dy lojtare te fresket, sidomos Çoben qe ka edhe shpejtesine e tij qe e karakterizon, menduam pse jo edhe ta godisnim kundershtarin”./SHKODRA-SPORT.COM/