Ka luajtur ne vetem dy ndeshje me Vllaznine (pikerisht ne ato ndaj Austrise se Vjenes ne vitin 1978) por ende kujtohet ne Shkoder. E kemi fjalen per portierin e shkelqyer korçar Jani Kaçi, i cili ka bere nje karriere per t’u patur zili me Skenderbeun e tij dhe me Partizanin.
Ai tashme vazhdon ta ndjeke futbollin shqiptar ne rolin e nje specialisti dhe si rrjedhoje herepashere shfaqet edhe ne media duke analizuar gjithçka ndodh ne te. Keshtu ka bere edhe sot kur ka dhene nje interviste per median e shkruar. Ka folur per Skenderbeun e tij, per sfiden ndaj Tiranes, por edhe per ekipet pretendente te ketij sezoni, ku ka vleresuar edhe Vllaznine.
“Është ende herët për të folur për titullin, pasi nuk mund të dalim në konkluzione pas dy javësh. Ka ekipe të forta që duhen parë në dinamikë dhe vijimësi si Vllaznia. Por që tani nuk mund të themi më shumë.
Sa i takon Skenderbeut, dua te them se në futboll asgjë nuk vjen rastësisht dhe gjithçka është në varësi të punës dhe përgatitjeve që bëhen në stërvitje. Unë kam pasur fatin të ndjek nga afër çdo seancë të Skënderbeut dhe mund të them se është një ekip mjaft i investuar dhe shumë mirë i ndërtuar. Një grup fantastik, ku harmonia dhe dëshira për të luajtur qëndron mbi gjithçka. Këtë e them, pasi i shoh se si punojnë dhe si stërviten.
Dy fitoret e skuadres korçare ne dy javet e para nuk jane rastesi. Në futboll nuk ka gjëra të rastësishme nëse ti nuk punon dhe nuk përgatitesh. Skënderbeu është tejet i përgatitur fizikisht dhe po të shihni të dyja takimet, si me Egnatian, ashtu edhe me Dinamon, ekipi i Skënderbeut ka qenë dominues fizikisht ndaj tyre.
Merite te madhe per kete ka Gvozdenoviç, i cili nuk është trajner “qaraman” si kundër i quajmë ne në Korçë. Gjithmonë është optimist dhe ka cilësi të mira organizative. Ka meritë që ka zgjedhur lojtarët e duhur për lojën e tij dhe mbi të gjitha stafin e duhur. Ka një përgatitës atletik shumë të aftë dhe dy ndihmës tejet të saktë. Kjo besoj se vlen të theksohet.
Kete jave Skenderbeu do te ndeshet me Tiranen, por une mendoj se Skënderbeu do të dijë ta përballojë forcën e Tiranës”- eshte shprehur nder te tjera ish-portieri legjendar./SHKODRA-SPORT.COM/