I pari sapo është larguar nga kampionati shqiptar ku shkëlqeu me Partizanin dhe ka kaluar tashmë tek AIK Stokholm. I dyti sapo ka ardhur dhe po bën mirë në pankinën e Vllaznisë.

E kemi fjalën për dy pjestarë të Maqedonisë së Veriut, njëri me origjinë shqiptare dhe tjetri boshnjake, por i ka bashkuar futbolli dhe këtë herë Shqipëria.

Nuk e dimë nëse ata kanë patur njohje të mëparshme me njëri-tjetrin apo janë njohur këtu, por dedikimi që ish- lojtari i Partizanit i ka bërë trajnerit aktual të Vllaznisë është vërtetë mbresëlënës.

Duke postuar në profilin e tij në rrjetet sociale një foto me Jonuz dhe në të shkruan: “Njeri i veçantë, Mirsad Jonuz”. Nje vleresim qe padyshim duhet ta beje te ndihet mire trajnerin e Vllaznise qe ne fakt gezon edhe ai nje respekt te tille per kete futbollist i cili ka qene nga me te spikaturir ne suksesin e sezonit te kaluar me te kuqte duke kontribuar maksimalisht ne shpalljen kampion te tyre.
www.shkodrasport.com