Ditet e fundit ne media po flitet shume per mundesine e rikthimit ne janar te futbollistit Erald Çinari ne kampionatin shqiptar. Sulmuesi shkodran eshte shume prane largimit nga Turqia per shkak te probleme me skuadren e tij aktuale.

Nese ndodh kjo, atehere dy opsionet me te mundshme per Çinarin jane Vllaznia dhe Partizani. Ky i fundit duket se ka levizuar me shume ne lidhje me nje oferte konkrete ndaj lojtarit.

Ndërkohë, trajneri i Vllaznise Mirel Josa komentoi edhe një kthim të mundshëm të Erald Çinarit, për të cilin bëri elozhe, por ia la kohës nëse diçka e tillë mund të bëhet realitet.

“Çinari është një futbollist i mirë. E kam ndjekur te Partizani dhe më përpara te Vllaznia. Është një lojtar i një skuadre tjetër dhe nuk mund të flasim shumë. Që të vijë Çinari në skuadër, do të luajë ose në vend të Malës ose në vend të Latifit apo në vend të mesfushorëve që kam përdorur.

Është shpejt për të folur për këto gjëra. Unë kërkoj që të marr më të mirën nga këta lojtarë që kam deri në fund, pastaj do kemi kohë për merkato”, theksoi trajneri.