Java e 11 e Superiores sheh të 5 ndeshjet e elitës së futbollit në vendin tonë të shpërndahen në tre ditë, teksa do të ketë sfida shumë të rëndësishme mes skuadrave që janë në katërshen e parë aktualisht.
Ndeshjet fillojnë me duelin mes Bylisit dhe Flamurtarit që zhvillohet të premten në orën 17:00 në Vlorë, pasi ekipet këmbyen stadiumet në fazën e parë të kampionatit meqë impianti i vlonjatëve nuk ishte gati.
Të shtunën luhet fillimisht ndeshja me Tiranës dhe Vorës në drekë në kryeqytet, ndërsa më pas në darkë Vllaznia pret Dinamon në një duel të ethshëm mes dy rivalësh për titullin.
Të dy ndeshjet e të dielës luhen në orën 17:00, me Teutën që pret Partizanin, si dhe me sfidën tjetër brenda katërshes mes Elbasanit dhe Egnatias.
E premte, 07.11.2025
Bylis-Flamurtari ora 17:00
E shtunë, 08.11.2025
Tirana-Vora ora 14:00
Vllaznia-Dinamo ora 17:00
E diel, 09.11.2025
Teuta-Partizani ora 17:00
Elbasani-Egnatia ora 17:00







