Dinamo duket se ka zgjidhur problemin e portës për sezonin e ri futbollistik. Te blutë ka dalë në stërvitje “gardiani” shkodran, Erkan Spahija, i cili më parë ka qenë edhe pjesë e skuadrave të Korabit dhe Kastriotit në Kategorinë e Parë dhe elitë.

Te Dinamo, sezonin e shkuar e mbrojtën portën Saraçi dhe Hoxha, ndërsa afrimi i Spahisë duket se është një garanci për prapavijën, aq më tepër që ka eksperiencë në Kategorinë e Parë.

Nga sa bëhet e ditur, trajneri Igli Allmuça ka dhënë “OK”-in që “gardiani” nga Shkodra të jetë pjesë e skuadrës së tij në sezonin e ardhshëm.

Blutë e kryeqytetit kanë qenë shumë aktivë në merkaton e kësaj vere duke afruar lojtarë që kanë luajtur edhe në Superiore, ku bie në sy sidomos rikthimi i Jetmir Sefës.

Blutë edhe pse kanë Vllazninë dhe Erzenin në Grupin A do të pretendojnë të ngjiten në elitë./vipsport/

Erka