Kategoria e Parë starton të dielën e 9 shtatorit në orën 16:00, gjithnjë duke ju referuar kalendarit, pasi nuk është çudi që të ketë edhe shtyrje për shkak se klubet ende nuk kanë shlyer detyrimet. Pothuajse, të gjitha ekipet janë debitore në FSHF.

Java e parë e Kategorisë së Parë, do të ketë duele interesante, por më shumë në Grupin B, aty ku janë jo pak, por 8 ekipe të cilat kanë luajtur më parë dhe kanë lënë gjurmë në Superiore.

Vllaznia do të presë Korabin në “shtëpi”, ndërsa Dinamo pret Veleçikun.Por, më interesante janë duelet në Grupin B, aty ku ka më shumë pretendentë që duan Superioren.

Besa e nis në Pogradec, Lushnja shkon në Berat e Bylisi në Rrogozhinë. Ja edhe kalendari i fundjavës…

E dielë, ora 16:00

Java e parë

Grupi A

Dinamo – Veleçiku

Besëlidhja – Burreli

Vllaznia – Korabi

Erzeni – Iliria

Shënkolli – Vora

Grupi B

Egnatia – Bylis

Pogradeci – Besa

Tomori – Lushnja

Oriku – Elbasani

Turbina – Apolonia