“Abissnet Superiore” mbyll javën e 25-të me dy sfida interesante, ku në lojë është çdo objektiv.

Në orën 17:00, Tirana dhe Laçi do të ndeshen me njëra-tjetrën në “Elbasan Arena”. Bardheblutë e Shehit kanë humbur dy ndeshjet e fundit dhe tashmë kërkon kthesën duke mos lënë më shumë terren në garën për titull. Nga ana tjetër kurbinasit luftojnë për mbijetesë dhe një fitore e mundshme do t’i fuste ata në garën për Europë.

Po në këtë orë, luhet kryesfida e kësaj jave, me Vllazninë dhe Partizanin që do të takohen dhe njëherë me njëra-tjetrën në “Loro Boriçi”. Kuqeblutë e Josës nuk fitojnë në kampionat prej tre ndeshjesh dhe nuk duan të gabojnë sërish, ndryshe objektivi titull do të bëhej më i vështirë për ta.

Nga ana tjetër, të besuarit e Kolelës nuk duan të gabojnë më, duke shpresuar se fitorja përpara një jave në derbi do t’i mundësojë vazhdimësinë.

SFIDAT:

TIRANA – LAÇI 17:00 “ELBASAN ARENA”

VLLAZNIA – PARTIZANI 17:00 “LORO BORIÇI”