Dy sfidat e ketyre pese diteve ne mes Vllaznise dhe Partizanit, mund te vendosin shume gjera sa i takon ecurise se metejshme te te dy skuadrave si ne kupe ashtu edhe ne kampionat.

Kuptohet qe te dyja ato jane ndertuar per te qene pretendente dhe ne fakt te tilla po shfaqen deri tani. Nje merite per kete kane edhe njerezit qe i drejtojne. Kuptohet presidentet Xhaferi e Demi jane te paret qe kane kontributin e tyre sepse jane ato qe hedhin financat, por pas tyre ka njerez te tjere te rendesishem.

Behet fjale per drejtoret sportive. Tek Vllaznia Auron Miloti e nisi pa u emeruar plotesisht ne nje funksion te tille, por me kalimin e javeve u zyrtarizua ne kete post, por nga ana tjeter, ka qene ne dijeni dhe eshte marre me tratativat e lojtareve. Qe do te thote se “ka gisht” ne merkaton e kuqebluve.

Ndersa tek Partizani eshte Elton Marini qe ka patur me shume kompetenca per merkaton. Kuptohet edhe ngaqe vjen nga fusha e menaxhimit dhe si pervoje e pare ne rolin e drejtuesit, nuk i ka shkuar keq deri tani.

Per te dy ata eshte viti i pare ne postni e drejtori sportiv dhe arritja ose jo e objektivave ne fund te sezonit, do te thote shume per te ardhmen e tyre. Jo me kot, neser si Miloti ashtu edhe Marini do te jene shume te fokusuar tek ndeshja dhe do “luten” qe skuadrat e tyre te triumfojne./SHKODRA-SPORT.COM/