“Abissnet Superiore” luan dy sfidat e fundit të javës së 13-të.

Në orën 16:30, në stadiumin “Loro Boriçi”, Vllaznia do të presë Egnatian. Të dyja skuadrat po bëjnë një sezon të mirë dhe të dyja do të luajnë për të kapur zonën europiane dhe për t’iu afruar kreut.

Tjetër sfidë interesante është ajo e orës 19:00, kur Tirana do të presë në “Air Albania” Kastriotin.

Kampionët në fuqi kërkojnë të rrëmbejnë sërish kreun pas barazimit që Partizani mori me Erzenin, ndërsa skuadra e Çelës do të kërkojë t’i surprizojë dhe njëherë bardheblutë siç bënë në fazën e parë.

SFIDAT:

VLLAZNIA – EGNATIA 16:30

TIRANA – KASTRIOTI 19:0