Kategoria Superiore do të rikthehet në mesjavë, teksa janë planifikuar të zhvillohen 5 duelet interesante të javës së 15-të. Padyshim që e gjithë vëmendja do të jetë te derbi i kryeqytetit Tirana-Partizani, i planifikuar për t’u zhvilluar të mërkurën e 21 dhjetorit në orën 20:00 në “Air Albania”.

Kjo javë do të ngrejë siparin po të mërkurën në orën 13:00, me duelin Kukësi-Laçi, teksa do të përmbyllet ditën e enjte me 3 duele.Në orën 13:00, Kastrioti pret Egnatian në Kamzë, ndërkohë që Erzeni do të përballet me Bylisin në “Niko Dovana” të Durrësit.

Sfida përmbyllëse e javës së 15-të, do të jetë ajo mes Vllaznisë dhe Teutës, që do të luhet në orën 15:45 në “Loro Boriçi” të Shkodrës. Shkodranet vijne ne kete ndeshje pas dy disfatash rradhazi ne kampionat dhe tre ne total bashke me finalen e Superkupes.

Qe do te thote se jane ne nje moment “jo”. Krejt ndryshe situata me Teuten qe me Edi Martinin po merr frymemarrje dhe kjo u shoqeruar me dy fitore ne dy ndeshjet e fundit. Per rrjedhoje do te kerkoje nje te trete edhe ne Shkoder.Të 5 duele këto tepër interesante, që pritet të dhurojnë spektakël në fushën e lojës.


Java 15

21 dhjetor

Kukësi- Laçi ora 13.00

Tirana- Partizani ora 20.00

22 dhjetor

Kastrioti- Egnatia ora 13.00

Erzeni- Bylis ora 13.00

Vllaznia- Teuta ora 15.45