Pas çerekfinaleve të Kupës së Shqipërisë, ditën e diel rikthehet Kategoria Superiore, ku janë planifikuar të zhvillohen 5 sfidat e vlefshme për javën e 25-të.

Të gjitha ndeshjet do të luhen në një ditë dhe një orar me përjashtim të Partizani-Teuta që do të luhet me drita në “Elbasan Arena”.

Përballje tepër interesante, të cilat pritet të prodhojnë një luftë sportive mjaft të ashpër, duke pasur parasysh se kampionati tashmë është future në një fazë interesante, ku të gjitha skuadrat do të kërkojnë të përmbushin objektivat e tyre.

SFIDAT E JAVËS SË 25 TË KATEGORISË SUPERIORE –

E dielë, 21 mars 2021 –

APOLONIA-SKËNDERBEU | 13:00

BYLIS-KUKËSI | 13:00

KASTRIOTI-VLLAZNIA |13:00

LAÇI-TIRANA | 13:00

PARTIZANI-TEUTA | 16:00