Japonia ka siguruar një fitore historike sot përballë Gjermanisë, teksa e ka mundur me përmbysje me shifrat 2-1 skuadrën e Hansi Flik.

Sfida ka qenë me dy tablo, pasi në pjesën e parë, Gjermania dominoi plotësisht dhe krijoi shumë mundësi për të shënuar, pa arritur të gjente rrjetën më shumë se një herë me anë të penalltisë Gyndogan.

Por në pjesën e dytë, Japonia ia doli që me një lojë të shkëlqyer sulmuese, vuri Gjermaninë me shpatulla pas murit dhe insistoi duke gjetur fillimisht barazimin me Doan e pastaj edhe golin e avantazhit me Asano, duke mbyllur sfidën me një fitore të pamenduar 2-1 përballë një prej pretendentëve të turneut.

GJERMANI 1-2 JAPONI