Java e 28-të e Superiores u mbyll sot, me sfida interesante që ;prodhuan edhe rezultte të atilla, ndëtrsa gara për kreun, Europën sidomos është e hapur…Por, FSHF ka vendosur edhe për javën pasardhëse.

Për shkak edhe se mbahen zgjedhjet ditën e dielë, më 25 Prill, duelet të zhvillohen në 23 dhe 24 prill, duke lënë pushim të dielën e 25 prillit…

Sfidat e javës së 29–të do zhvillohen në orare të “çuditshme” nga sa jemi mësuar këtë sezon, apo dhe në pjesën e dytë të vitit të shkuar për shkak të pandemisë. Kështu, të premten, në program luhet Teuta – Tirana, me sfidën që merr jetë në orën 18:00 në “Niko Dovana”.

Kurse të shtunën zhvillohen katër ndeshje në dy orare të ndryshme. Në 16:00 luhen tre duele. Kastrioti pret Laçin, Bylis luan me Apoloninë, ndërsa Vllaznia me Skënderbeun. Në 19:00, Partizani pret Kukësin në “Air Albania” …

Ja kalendari i FSHF-së për javën e 29-të, ndërsa nuk përjashtohet mundësia që ashtu siç ka ndodhur dhe jemi mësuar në çdo javë të ketë edhe ndonjë ndryshim të papritur porgrami…

E premte, 23 prill 2021

Teuta – Tirana, ora 18:00

E shtunë, 24 prill 2021

16:00

Kastrioti – Laçi

Bylis – Apolonia

Vllaznia – Skënderbeu

19:00

Partizani – Kukësi