Thursday, February 12, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREJava e 29-të, ja si e parashikon Muça ndeshjen Vllaznia- Skënderbeu

Java e 29-të, ja si e parashikon Muça ndeshjen Vllaznia- Skënderbeu

Shkëlqim Muça vazhdon të jetë mjaft i saktë me parashikimet e tij të zakonshme gjatë emisionit”Rubrika Sportive” sa i përket javës pasardhëse në Superiore.

Në javën e parë të fazës së katërt ai kishte parashikuar saktësisht të gjitha rezultatet ndërsa këtë javë ka bërë parashikimet e tij me surpriza.

“Teuta-Tirana ndahet barazim. Në Kastrioti-Laçi fiton Kastrioti. Bylis-Apolonia e fiton Bylis, në Vllaznia-Skënderbeu fiton Vllaznia dhe Partizani-Kukësi e fiton Partizani.

Kupën e fiton Vllaznia. E di pse? Se Skënderbeu do të jetë i rënë moralisht nëse një javë më parë do të ketë rënë nga kategoria”, ishin fjalët e Muçës.

“E kam thënë që tre-katër javët e para të fazës do të jenë të vërteta, se fillojnë llogaritë e fundit. Sepse më pas mund të kompromentohet kampionati nëse largohen skuadrat nga objektivat dhe llogaritë’, shpjegoi ai. /vipsport/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments