Dymbëdhjetë top-klube europiane kanë marrë vendimin për të krijuar një ligë me skuadrat më të forta në kontinentin e vjetër. Një gjë e tillë ka shqetësuar UEFA-n, që dje reagoi zyrtarisht duke kërcënuar me mospjesëmarrje në eventet e tjera skuadrat që marrin pjesë në këtë ligë, teksa lojtarët e tyre nuk do pranohen në Kombëtare.

Sipas UEFA-s kjo gjë bie ndesh me politikat e organizmit, teksa 12 klubet europiane dhe lojtarët e tyre do marrin penalitete nëse diçka e tillë ndodh.

AC Milan, Arsenal , Atlético, Chelsea, Barcelona, Internazionale, Juventus, Liverpool, Manchester City, Manchester United, Real Madrid dhe Tottenham kanë vendosur të krijojnë këtë ligë, teksa pritet që gara të nisë në gusht për përballje titanësh.

Në të ardhmen pritet të ketë edhe skuadra të reja, me Juventus që në një shkresë ka konfirmuar pjesëmarrjen. President i ligës do jetë Florentino Perez, ndërsa edhe Andrea Agnelli ka një rol të rëndësishëm, me presidentin e Juventus që ka dhënë dorëheqje nga funkionet në Shoqatën Evropiane të Futbollit.

Tanimë mbetet në dorën e UEFA të marrë vendimet e saj, me futbollin që mund të jetë në kolaps prej kësaj risie./newsport/