Ne Veles te Maqedonise se Veriut diten e djeshme eshte zhvilluar turneu nderkombetar i çiklizmit “Cup Macedonia-Veles” me sportiste nga ky vend, por edhe me te tjere nga Shqiperia dhe Kosova.

Vendi yne eshte perfaqesuar nga ekipet e Vllaznise, Tiranes dhe Skenderbeut dhe duhet thene se paraqitja e tyre ka qene e mire duke treguar nje nivel shume te kenaqshem ne raport me pjesmarresit e tjere.

Ka spikatur mbi te gjithe çiklisti i Vllaznise Servet Kastrati i cili ne garen e kadeteve ka triumfuar mbi te gjithe pjesmarresit e tjere duke prekur i pari finishin e gares dhe duke u shpallur fitues i kesaj kupe.

Kastrati edhe njehere tjeter tregon vlerat e tij sportive duke fituar edhe nje tjeter gare dhe padyshim qe kemi te bejme me nje nga çiklistet me me te ardhme ne vendin tone.

Nderkohe, pavaresisht se nuk jane ngjitur ne podium, nje paraqitje te mire kane bere edhe tre sportistet e tjere te ekipit te Vllaznise, Bruno Kola, Gjergj Zefi dhe Mateo Balaj te cilet jane renditur ne mes me te mireve te ketij aktiviteti.

Çiklistet shkodrane tani do te vijojne pergatitjet per aktivitetin e rradhes, pikerisht kupen “Xhemal Tusha” qe do te zhvillohet me date 8 maj ne Burrel ne nderim te ish- trajnerit te çiklizmit te ketij qyteti./SHKODRA-SPORT.COM/