Pas Ismet Hoxhës, ka qenë rradha e Ahmet Metës për t’u nderuar me një Kupë me emrin e tij, nga Zyra Rajonale e Federatës Shqiptare të Futbollit. Një aktivitet që ka zgjatur disa javë dhe ka kulmuar me ceremoninë përmbyllëse të zhvilluar pasditen e së dielës.

Dorëzimi i një Çertifikate Mirënjohje dhe e fanellës së Vllaznisë me numrin 1 e kanë entuziamuar ish- portierin e njohur i cili edhe në prononcimin e tij për televizionin Rozafa është shprehur i lumtur për këtë vlerësim.

Ndërkohë sa i takon ndeshjeve të luajtura, ato janë zhvilluar për grupmoshat U13 dhe U15. Në të dy ato, fitues të kupës në fund janë shpallur ekipet e Shoqatës Atletik të cilët në finale kanë mundur ekipet respektive të Murlanit dhe Shkodrës respektivisht me rezultatet 3-0 dhe 2-1.

Nderkohe jane vleresuar edhe trajneret me korrekt, pikerisht Ervin Alushi (Bashkimi U13) dhe Ergi Borshi (Vllaznimi U15) e po ashtu eshte vleresuar edhe arbitri Kledjon Hoxhaj. Sakaq, ka patur edhe dy çmime per lojtaret me te mire teksa jane vleresuar Saimon Hoxha (Atletik U13) dhe Arsid Gerbeti (Atletik U15).

Përfundimi i Kupave në respekt të figurave të Ismet Hoxhës dhe Ahmet Metës, tashmë do t’i lërë vendin fazës së dytë të kampionateve të moshave ku padyshim që rivaliteti do të vazhdojë të jetë i madh në mes 1 mijë fëmijëve që luajnë futboll në Zonën e Shkodrës.