Në këshillin urgjent të mbledhur nga drejtuesit e Serisë A italiane, disa skuadra, ndër to dhe Sasuolo, Atalanta dhe Verona kanë kërkuar përjashtimin e menjëhershëm të Interit, Milani dhe Juventusit nga kampionati.

Drejtuesit e këtyre klubeve janë ankuar se krijimi i Supër ligës në interes të parave do të shkatërronte kampionatin, pasi ka investime më të mëdha për të bërë në Serinë A, se sa interesi i 3 skuadrave të vetme.

Drejtori ekzekutiv i Sasuolos, Xhon Karnevali u shpreh me tone të ashpra dhe e cilësoi si një lëvizje egoiste të tre ekipeve më të mëdha në Itali formimin e Super ligës.

“Ështe një iniciativë që ka shpërthyer dhe situata do kohën e vet të kuptohet. Futbolli në kohën e pandemisë është bërë i vështirë, është normale që ekipet më të mëdha kanë më shumë humbje dhe sistemi duhet të rishikohet, por në sport duhet të ketë meritokraci, ndonjëherë të jesh shumë lakmitar është egoizëm”.