Java e tetë ngre siparin ditën e sotme në “Abissnet Superiore” me një takim interesant midis Egnatias dhe Dinamos në Rrogozhinë.
Në orën 14:00 pritet një sfidë e luftuar mes të dyja skuadrave të cilat do të hynë në fushë për tre pikët.
Rrogozhinasit vijnë nga një humbje me Teutën brenda në shtëpi dhe kërkojnë të rikthehen te fitorja në mënyrë që të ruajnë vendin e parë në renditje.
Nga ana tjetër, “Nëndetësja” ka marrë katër pikë në dy sfidat e fundit dhe kësaj radhe i kërkon të plota që të largohet nga zona e ftohtë dhe të futet në garë për katër vendet e para.
EGNATIA – DINAMO 14:00 “EGNATIA ARENA”