Tirana kishte mangët dje tre lojtarë: Kallakun, Deliun dhe Xhixhën, që janë me ekipin kombëtar.

Ata do të jenë sot në stërvitje me Tiranën, pas ndeshjes në Arabi. Ismajlgeci mbetet në dyshim, ndërsa në portë e nis Bekaj. Më pas Toshevski, Najdovski e Behiratçe në mbrojtje e Ismajlgeci ose Përgjoni majtas.

Mesfusha me treshen Kallaku, Aleksi e Deliu. I gatshëm është edhe Vesel Limaj që e ka kaluar dëmtimin. Nga ana tjetër, në sulm, treshja Xhixha-Hasani dhe Patrik.

Në sfidën me Kukësin, Shehi e ka ekipin pothuajse të plotë. Shqetëson vetëm Ismajlgeci për të cilin do të pritet vetëm ora e fundit e ndeshjes.