Java e 8-të e Superiores do të luajë sot dy ndeshjet e fundit të saj dhe më pas do t’i lërë vendin javës së 9-të, asaj të fundit të fazës së parë të kampionatit. Kjo javë do të luhet këtë herë në mesjavë sepse do të ketë një ngjeshje të kalendarit dhe në fundjavën tjetër pastaj do të luhen ndeshjet e javës së 10-të.
Sa i takon javës së 9-të, siç dihet Vllaznia do të luajë në transfertë ndaj Flamurtarit. Sektori i Garave pranë Federatës Shqiptare të Futbollit tashmë e ka përcaktuar edhe ditën dhe orën se kur do të luht kjo ndeshje.
Gazeta “Shkodra Sport” mëson se sfida Flamurtari- Vllaznia do të luhet ditën e mërkurë më datë 29 tetor, në ora 17:00 në stadiumin “Flamurtati të Vlorës dhe padyshim që pritet me interes nga të dy ekipet.
Më poshtë keni edhe kalendarin e plotë të ndeshjeve të kësaj jave:
E martë, 28 tetor
Bylis- Vora ora 14:00
Egnatia- Teuta ora 17:00
E mërkurë, 29 tetor
Flamurtari- Vllaznia ora 17:00
Tirana- Elbasani ora 19:30
Dinamo- Partizani 19:30







