Kategoria Superiore do vijojë sot dhe nesër me tre sfida, për t’i dhënë fund javës së tretë. Sot Partizani luan me Vllazninë në Elbasan, ndërsa nesër zhvillohen dy duele, Egnatia – Skënderbeu dhe Laçi – Kukësi.

Tanimë është publikuar edhe kalendari i javës pasardhëse, asaj të katërt, që luhet në tre ditë dhe orare të ndryshme. Gjithçka nis me duelin e së premtes në datën 1 tetor, ku Dinamo pret Partizanin në orën 19:45, me ndeshjen që është programuar për në “Air Albania”. Stadiumi kombëtar do hap dyert pas mbjelljes së barit të ri, pikërisht me derbin e kryeqytetit që rikthehet pas disa sezonesh.

Të shtunë në datën 2 tetor, në 13:45 Egnatia luan në shtëpi me Kastriotin, ndërsa në 16:45 Kukësi dhe Teuta përballen në Elbasan Arena. Të diel, në tre tetor zhvillohen dy sfida, Skënderbeu pret Vllazninë në 16:45, ndërsa Tirana dhe Laçi luajnë në 19:45 në “Air Albania”.

Kategoria Superiore – java 4

E premte, 1 tetor 2021

19:45 Dinamo vs Partizani

E shtunë, 2 tetor 2021

13:45 Egnatia vs Kastrioti

16:45 Kukësi vs Teuta

E diel, 3 tetor 2021

16:45 Skënderbeu vs Vllaznia

19:45 Tirana vs Laçi