Abissnet Superiore rikthehet të premten dhe ndeshjet e javës së 14-t vazhdojnë deri të dielën. Java hapet me një duel mjaft të fortë, mes Dinamos së zhytur në krizë dhe Vllaznisë që po tenton të sulmojë Tiranën e vendit të parë.
Shkodranët kanë një mundësi të mirë për të përfituar, duke parë edhe kalendarin që kanë rivalët. Blutë nga ana tjetër e kanë ndeshje jetike, pasi janë vetëm dy pikë larg zonës së rënies nga kategoria. Kjo ndeshje luhet prej orës 19:45.
E shtuna ka dy duele të tjera. Egnatia që ka pësuar disa humbje radhazi pret Laçin, skuadër që po përparon në krye të tabelës. Bardhezinjtë duan hakmarrjen ndaj rrogozhinasve, që i kanë mposhtur në Laç fazën e parë.
Takimi tjetër është një finale direkte për mbijetesën. Në orën 16:45 luhet Skënderbeu-Kastrioti, me korçarët që duan të reagojnë pas humbjes në Shkodër. Krutanët nga ana tjetër do tentojnë të paktën të mos dalin pa pikë në këtë transfertë.
E diela më pas ka beteja prej të cilave pritet spektakël. Kukësi-Partizani është ndeshja e parë, që luhet në “Loro Boriçi”, kurse në mbrëmje Tirana e vendit të parë ndeshet me Teutën kampione në fuqi.
ABISSNET SUPERIORE – JAVA 14
E premte, më 17 dhjetor
Ora 19:45 | Dinamo-Vllaznia
E shtunë, më 18 dhjetor
Ora 13:45 | Egnatia-Laçi
Ora 16:45 | Skënderbeu-Kastrioti
E diel, më 19 dhjetor
Ora 16:45 | Kukësi-Partizani
Ora 19:45 | Tirana-Teuta