Java qe lame pas ka qene e mbare per ekipet e volejbollit te femrave te Vllaznise. Si ai i te rriturave, ashtu edhe i te rejave, i kane fituar ndeshjet e tyre te rradhes ndonese kane luajtur ne transferte.

Keshtu, ekipi i te rriturave eshte ndeshur me ekipin e Korabit ne ndeshjen e luajtur ne sallen sportive te Farkes dhe ka fituar me rezultatin e paster 3-0.

Duhet thene se ka qene nje fitore e lehte per vajzat e drejtuara nga trajneri Tafa te cilat e kane fituar setin e pare 25-15, me pas te dytin 25-19 dhe te tregin e te fundit 25-14.

Me kete fitore Vllaznia e femrave eshte ngjitur ne kuoten e 18 pikeve pas javes se 12-te te kampionatit dhe mban vendin e katert ne renditje, vend qe do te synoje ta ruaje deri ne fund teksa garen per kete gje e ka me ekipin e Barleti Voley.

Sakaq, ekipi i te rejave te Vllaznise eshte ndeshur po ne Farke me ekipin vendas dhe po ashtu ka fituar me te njejtin rezultat 3-0. Vetem ne setin e pare deri diku Farka Volej ka arritur te rivalizoje dhe ai eshte mbyllur ne shifrat 25-19, ndersa ne dy te tjeret nuk ka patur shume histori sepse Vllaznia U18 ka fituar 25-10 dhe 25-13 duke marre ne kete menyre nje fitore te paster./SHKODRA-SPORT.COM/