Java e 12-të e Abissnet Superiore ka prodhuar tre humbje për tre prej ekipeve të Akademisë Vllaznia. Ekipet kuqeblu U-14, U-14 dhe U-15 kanë pësuar nga një humbje në ndeshjet e tyre të luajtura në transfertë, përkatësisht ndaj Tiranës dhe ndaj Apolonisë.
Kështu, Vllaznia U-13 ka humbur me rezultatin e thellë 5-1 ndaj Tiranës. Ky ballafaqim i vlefshëm për javën e 12-të të kampionatit është luajtur në fushën sportive “Skënder Halili” të kryeqytetit dhe në fund të tij, kanë qenë bardheblutë, të cilët kanë fituar thellë.
Ata kanë besuar deri në fund tek fitorja dhe ia kanë dalë ta bëjnë ndaj ekipit shkodran. Ky i fundit ka kaluar i pari në avantazh me anë të Arbis Lekajt që në minutën e tretë.
Megjithatë, Tirana U-13 e përmbysi shpejt rezultatin, duke shënuar pesë gola njëri pas tjetrit dhe në këtë mënyrë, duke bërë që goli i Lekajt të mos mjaftojë për asgjë, sepse i gjithë takimi është mbyllur në shifrat 5-1 për bardheblutë.
Pas kësaj ndeshje, ekipi shkodran i 13-vjeçarëve renditet në vendin e tetë në tabelën e klasifikimit në kuotën e nëntë pikëve, në 10-ndeshje të luajtura deri më tani. Megjithatë, janë edhe shumë ndeshje deri në fund dhe nëse ky ekip bën mirë, mund t’ia dalë në synimet që ka.
Ndërkohë, edhe ekipi i Vllaznisë U-14 është mundur në ndeshjen e zhvilluar në Fier nga Apolonia me një gol me një rezultat minimal. Kjo ndeshje, e cila është luajtur në aneksin e stadiumit “Loni Papuçiu” të Fierit, ka prodhuar edhe humbjen e tetë për ekipin kuqeblu të 14-vjeçarëve.
Pjesa e parë u mbyll me rrjeta të paprekura, 0-0. Ndërkohë, në pjesën e dytë ishte Apolonia që shënoi golin e vetëm të të gjithë ndeshjes, duke siguruar trepikëshin e rradhës në kampionat. Pas kësaj humbjeje, Vllaznia U-14 renditet në vendin e tetë në tabelën e klasifikimit, në kuotën e 10-pikëve, në 12-ndeshje të luajtura deri më tani.
Edhe ekipi i Vllaznia U-15 ka rregjistruar një tjetër humbje në këtë javë. Skuadra e drejtuar nga trajneri Fatjon Hasani është mundur me rezultatin minimal 1-0 po nga Apolonia, në ndeshjen e luajtur në aneksin e stadiumit “Loni Papuçiu” të Fierit.
Goli për vendasit u shënua që në pjesën e parë dhe mbeti i vlefshëm deri në fund të ndeshjes. Me gjithë përpjekjet e 15-vjeçarëve kuqeblu në pjesën e dytë, rezultati ka mbetur i pandryshuar deri në fund të takimit. Pas kësaj ndeshje, Vllaznia U-15 renditet në vendin e tetë në tabelën e klasifikimit, në kuotën e 11-pikëve, në 11-ndeshje të luajtura deri më tani. /Maringlen ZHIVANI/
U-13: Tirana-Vllaznia 5-1
Goli për Vllaznia U-13: Lekaj 3’
Formacioni i Vllaznia U-13: Mukuri, Fjerçe, Alija, Golemi, Delaj, Luka, Lekaj, Brahimi, Cakaj Tr: Brikeno Bizi
U-14: Apolonia-Vllaznia 1-0
Formacioni i Vllaznia U-14: Ndoj, Krymbi, Kraja, Bega, Selimi, Hoxha, Jukaj, Dukaj, Dautovi, E. Lulaj, Ramçaj (u aktivizuan: P. Lulaj, Thana, Juka, Troshani) Tr: Arben Parmeza
U-15: Apolonia-Vllaznia 1-0
Formacioni i Vllaznia U-15: Ndoj, Hebovija, Geci, Valikaj, Prendi, I. Fusha, Cani, Hoxha, Vukaj, F. Fusha, Seferaj (u aktivizuan: Mehmeti, Shurbani) Tr: Fatjon Hasani