Ka shënuar plot 3 gola në ndeshjen e sotme dhe Sindrit Barbullushi dhe i ka dhënë fitoren ekipit të tij në ndeshjen e parafundit të kampionatit.

Ka ndodhur kështu në ndeshjen e luajtur paraditen e sotme në fushën sportive “Reshit Rusi” në derbin në mes kuqebluve të Vllaznia U-17 dhe ekipit AAS.

Golin e parë e ka shënuar në minutën e 8-të duke kaluar në avantazh ekipin e tij.

Kur u duk se pjesa e parë do të mbyllej me këtë gol, ka qenë Marku që ka barazuar shifrat për AAS-në.

Por vetëm kaq. Në të dytën, do të dilte në skenë sërish Barbullushi që do të shënonte edhe dy gola të tjerë, përkatësisht në minutat 49 dhe 74 duke bërë që e gjithë ndeshja të mbyllej në shifrat 3-1 për Vllaznia U-17.

Me këtë fitore ajo është ngjitur në kuotën e 61 pikëve duke mbajtur vendin e dytë në renditje dhe tashmë ajo ka filluar të mendojë për ndeshjet e play off-it ku do të tentojë padyshim fitimin e titullit kampion.
www.shkodrasport.com