Italia do të luajë nesër në mbrëmje, një ndeshje shumë të vështirë, ndaj Greqisë në transfertë. Roberto Mançini, trajneri i përfaqësueses “azzure”, nga Athina ka skanuar këtë sfidë dhe ka folur për mënyrën si mund të luajë nesër Italia.
Sulmi? “Të gjithë janë në një formë shumë të mirë dhe më duhet të vendos, do të shohim cili është në një formë më të mirë sot dhe do të vendosim sulmuesit”.
Greqia? “Greqia mund të luajë në mënyra të ndryshme. Ne punojmë për skemën tonë dhe e dimë shumë mirë që vetëm ndeshje e lehtë nuk do të jetë. Greqia luan në nivele të larta. Luan një futboll të mirë, por lojtarët e saj duan kohë , siç donin dhe tanët”.
Skualifikimi nga Botërori? “Nuk mund të kthejmë kohën pas. Të gjithë u zhgënjyem, por tashmë për ne është kthyer ne objektiv. Jemi këtu, jemi Italia dhe lojtarët tanë e dinë shuëm mirë se çfarë duhet të bëjnë”.
Objektivat? “Ajo që po përpiqemi të bëjmë është mbi të gjitha të kualifikohemi. Duam të kemi të njëtat nivele, por kjo do kohë. Mentaliteti është shumë i mirë jemi Italia dhe do të zbresim vetëm për fitore. Ka respekt në dhomat e zhveshjes, por këtej e tutje duam të bëjmë lojë të bukur”.