E ardhmja e Arda Guler është ende e pasigurt, por turku nuk është i kënaqur me punën e tij. Real Madrid pagoi 20 milionë euro verën e kaluar për të marrë talentin turk, por trajneri Carlo Ancelotti e përdori shumë pak, vetëm 98 minuta për të qenë të saktë.

Sulmuesi i talentuar ka treguar cilësitë e tij, por niveli i tij për trajnerin është më i ulët se ai që kërkohet ose të paktën se ai i shokëve të skuadrës. Siç raportohet nga Fabrizio Romano, 18-vjeçari vazhdon të sillet në mënyrën e duhur dhe “los blancos” vlerësojnë dëshirën për të mësuar si dhe përulësinë e tij.

Por, pasi ai nuk luajti në Mallorca, ai nuk ka më dyshime. Ai ka disa oferta nga klube spanjolle, turke dhe të tjera nëpër Europë. Ndaj, dëshira e tij është që të largohet në formë huazimi për të pasur më shumë hapësira për të luajtur ​​në sezonin 2024/2025.

Real Madridi është i hapur ndaj mundësisë së një lamtumire të përkohshme, me shpresën që Arda Guler, i cili do të thirret në Kampionatin Europian nga Turqia, të rritet siç bëri Brahim Diaz te Milani. Klubi spanjoll i kërkon durim, ndërkohë që Guler nuk dëshiron të largojë vëmendjen nga fusha./telesport/