Pas një heshtjeje të gjatë, në ditën e titullit Antonio Konte i ka lejuar vetes një bisedë në “Inter TV” duke iu përgjigjur pyetjeve të tifozëve në “Twitch”:“Mendoj se ndeshja e sotme (djeshme) ishte fundi i duhur i një sezoni të jashtëzakonshëm. Kryem një ndeshje të bukur, u kërkova djemve të mos kurseheshin. Pavarësisht fundit të kampionatit dhe faktit që jemi shpërblyer, djemtë treguan se kanë fituar mentalitetin e duhur. Janë 91 pikë, kemi mbrojtjen më të mirë dhe sulmin e dytë më të mirë. Arritëm diçka të rëndësishme”.

Lidhur me ngritjen e trofeut përpara tifozëve?

Prania e disa tifozëve në stadium ishte diçka e bukur, edhe pse të paktë ishin të nxehtë dhe na kanë ndihmuar. Ka pak për të thënë për mënyrën se si u pritëm dhe se çfarë përjetuam më pas. Duhet vetëm të na gëzojë, u dhuruam diçka të bukur lojtarëve që pavarësisht gjithçkaje, kanë qenë gjithmonë përkrah skuadrës.

Lojtari më i pëlqyer?

Është një skuadër plot me lojtarë të tillë. Të gjithë fshehin diçka të kënaqshme. E dinë mirë se me mua në fushë nuk bëhet shaka, por edhe unë jashtë fushe kam anët e mia të pëlqyeshme. Me disa duhet të hidhesh në tokë nga të qeshurat. Është diçka e bukur dhe e kënaqshme, është krijuar një raport mes nesh. Përtej respektit për punën, ekziston ai për personat.

Ku e vendosni këtë sukses?

Mes arritjeve. Nuk ishte e lehtë, duke ardhur tek Interi u vendosa në diskutim sepse vija në një skuadër që nuk fitonte prej kohësh. Punuam shumë dhe pas një viti arritëm diçka të madhe. Nuk ishte dhe nuk është e lehtë, Interi është një skuadër që kur punon, kupton shumë gjëra. Fitorja e titullit këtu më jep një kënaqësi të madhe dhe më bën të kuptoj që serioziteti, puna dhe sakrifica janë arma e vetme që unë dhe lojtarët mund të kemi.

Kujt ia dedikoni?

Ndershmërisht, vetes sime. E di që nuk ka qenë një rrugëtim i lehtë në këto dy vite, më është dashur të jap maksimumin. Në disa momente më vijnë dyshime, edhe mbi veten time, por i kam kaluar të gjitha dhe gjithçka në fund është tregues se jemi të gjithë të zotë. Edhe unë.