Sunday, January 11, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREJemini: Nuk e kuptoj logjikën e Sektorit të Arbitrimit. Askush nuk dëshiron...

Jemini: Nuk e kuptoj logjikën e Sektorit të Arbitrimit. Askush nuk dëshiron të gjykojë në javët e fundit

Ish-gjyqtari ndërkombëtar, Lorenc Jemini, e vlerëson si të pakuptimtë vendimin e Sektorit të Arbitrimit për të mos i dhënë gjyqtarëve kryesorë ndeshjet e rëndësishme të sezonit.

Në fjalët e tij në “Procesi Sportiv”, ai theksoi e asnjë nga gjyqtarët në fakt nuk do të dëshironte të merrte drejtimin e ndeshjeve në një moment të tillë të sezonit.

Ajo që më bën përshtypje, në javët më të rëndësishme mungojnë ndërkombëtarët, mungon formacioni më i mirë i gjyqtarëve. Po luhet me formacionin e dytë. I përgëzoj këto çunat e rinj për atë që po bëjnë, por këtë logjikë të Sektorit të Arbitrimit nuk e kuptoj dot.

Kjo javë më ka habitur por këto që ishin sot bravo u qoftë. Kë do të mbaja unë nga këto ndeshje? Asnjë nga këto! Po t’i pyesësh të gjithë, asnjë nuk do të drejtojë në katër javët e fundit, ka një presion të paparë. Asnjë nuk do të arbitrojë. Të mbash mbi shpinë 90 minuta gjithë sezonin…”, tha Jemini. /vipsport/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments