Pas disa diteve pushimi jashte vendit, braziliani Victor da Silva eshte rikthyer ne Shkoder dhe ka vijuar me terapine e tij me shpresen se do te rikuperohet shpejt dhe do te jete i gatshem per ndeshjen e rradhes, ate qe Vllaznia do te luaje javen tjeter me Partizanin ne Shkoder.

Mesfushori me tipare sulmuese mungon prej disa javesh per shkak te nje demtimi te pesuar dhe mjeket i rekomanduan disa dite pushim. Braziliani i shfrytezoi ato duke udhetuar drejt Spanjes, ndersa tashme eshte kthyer dhe menjehere ka perfunduar ne kliniken e rehabilimit.

Nen kujdesin e doktor Arsen Hoxha dhe fizioterapistit Ilirjan Haxhaja, fillimisht eshte kryer ekzaminimi i rradhes per te pare shkallen e rikuperimit te tij.

Gjerat duket se po shkojne mire dhe shpresat jane qe Victor da Silva, te pakten te jete ne pankine per ndeshjen ndaj te kuqve. Kujtojme se ndaj kesaj skuadre ne fazen e pare ai u shfaq protagonist.

Ka qene e njejta histori. Ai vinte edhe atehere nga nje demtim, por u aktivizua nga trajneri Brdariç ne 20 minutat e fundit, aty ku i dha tjeter frymemarrje lojes se Vllaznise dhe mbi te gjitha dha ate pasim te shkelqyer per Dilaver qe shenoi golin e fitores ndaj te kuqve. Te ndodhe keshtu edhe kete here? /SHKODRA-SPORT.COM/