Astrit Hafizi është i shqetësuar se në radhët e ekipit kombëtar ka futbollistë të cilët nuk po luajnë rregullisht me klubet e tyre, por gjejnë hapësira në radhët e kuqezinjve.

Sipas tij, duhet t’i jepet prioritet atyre që luajmë më shumë me klubet, siç shpjegoi për “SuperSport” para sfidës së sotme të Shqipërisë kundër Andorrës.

“Ka lojtarë që luajnë shumë në klubet e tyre dhe nuk luajnë në kombëtare. Ka të tjerë që luajnë pak e aspak në klube dhe janë titullarë. Këto janë diskutime që duhen bërë. Të jesh në lojë nuk të humb reflekset, të ambientimit e fushës, shuam probleme.

Te ne ndodhin të kundërtat, që teknikisht nuk arrij t’i shpjegoj. Janë edhe gjëra të tjera, që trajneri kërkon më të mirët. Por më të mirët janë ata që luajnë”, tha Hafizi. /vipsport/