Ish-gjyqtari ndërkombëtar Lorenc Jemini, ka shpjeguar në studion e “Procesi Sportiv” situatat e dyshimta të ndeshjeve të kësaj fundjave. Spikatin sidomos ato të ndeshjeve Egnatia-Partizani dhe Vllaznia-Erzeni.

“Nuk është penallti, pse është penallti? Da Silva shkon dhe e shkel portierin. Portieri kap topin. Sepse këtu ngatërrohemi të gjithë, këtu portieri nuk kap kaviljen e lojtarit, shkon Da Silva dhe e shkel. Po ta kapte te kavilja, por e shkel Da Silva pa dashje. Unë them që s’është penallti.

Janë dy raste brenda një rasti te penalltia e Egnatias. Për rastin që pretendon për pozicion jashtë loje të Malotës, thonë shihni hijen. Por unë dua të besoj te VAR-i, sidomos në pozicion jashtë loje, kur e nxjerrin ata me milimetra nuk kemi çfarë të diskutojmë. Vija e VAR është vënë te krahu, kur dihet që aty nuk niset se vija vendoset te çdo pjesë e trupit që shënohet gol. Pastaj penalltia është e qartë.

Gjykimi në Shkodër? Nuk është ndeshja e parë e Rustës. Në këtë kampionat ka ndeshjen e dytë, po në Shkodër ka qenë. Të flas për ndeshjen në përgjithësi, sigurisht që kjo vajza ka punë. Por për vendimet që merr, ato që janë i ka marrë të sakta. Unë e kam dyshim te vetja ime dhe jo të pabazuar.

Unë e kam të bazuar këtë dyshim që ky eksperiment me vajzat është eksperiment që ka dështuar në Europë. Nuk ka funksionuar as në Bundesligë, as në Premier Ligë, as në Europë. Më gjeni një vajzë që arbitron në Premier dhe po e gjetët ma hiq rrogën për këtë muaj. Është testuar në Gjermani me një vajzë për një vit e gjysëm, por është ambient i vështirë.

Te penalltia është me të vërtetë rast i vështirë. Këtu e ka ndihmuar VAR-i se normalisht nuk do ta jepte, VAR-i e ka dhënë. Është e saktë sepse dora e majtë që kap topin, nuk është ky pozicioni i dorës, e kap te pëllëmba, ndaj është”, tha Jemini.