Skuadra durrsake ka prezantuar futbollistët e saj me të cilët do të përfaqësohet në sezonin e ri futbollistik dhe pjesë e saj do të jenë edhe dy futbollistë shkodranë. Bëhet fjalë për dy mbrojtësit, Arsen Sykaj dhe Esin Hakaj. I pari ka luajtur edhe sezonin e kaluar me bregdetarët, madje është aktivizuar më shumë në rolin e mesfushorit shkatërrues ndërsa i dyti, pasi nuk gjeti hapësirat e duhura tek Partizani, këtë verë kaloi në Durrës.

Numri i futbollistëve shkodranë që luajnë në skuadrat e tjera të Superligës ka ardhur duke u reduktuar në prag të sezonit të ri dhe Teuta mund të ketë numrin më të madh të tyre.
© shkodrasport.com