Në kampin shkodran tashmë po u jepet dora e fundit përgatitjeve për ndeshjen e së dielës kundër Lushnjës. Çdo gjë duket gati dhe mendja e të gjithëve është vetëm tek fusha e “Loni Papuçiut” të Fierit ku do të zhvillohet ky takim sepse dëshira është e madhe për ta nisur me fitore këtë kampionat. Natyrisht që nuk do të jetë e lehtë sepse lushnjarët që rikthehen në Superligë, kanë edhe ata shumë motiv për ta nisur mbarë.

Natyrisht që do të triumfojë skuadra që do të tregojë më shumë dëshirë dhe klas në fushën e lojës. Në kampin kuqeblu janë duke u munduar që t’ia bëjnë hysmetin si duhet kësaj ndeshje të parë. Skuadra ka në dispozicion edhe dy seanca stërvitore dhe gjatë tyre stafi teknik do të hedhë idetë përfundimtare të ndërtimit të formacionit dhe skemës së lojës që do të aplikojë teksa do të shohë edhe gjendjen shëndetësore të 2-3 lojtarëve që kanë patur probleme ditët e fundit.
© shkodrasport.com