Vllaznia-Tirana eshte sfida Klasike e futbollit shqiptar e shumepritur nga i gjithe opinioni sportiv. Kjo ndeshje vjen ne nje moment te rendesishem per kampionatin shqiptar, ku gara e titullit kampion mund te rihapet, por edhe mund te mbyllet. Rezultati i saj mund te vendose shume gjera dhe pikerisht per kete arsye, vemendja nuk eshte e perqendruar vetem nga shkodranet dhe kryeqytetasit.

Megjithate, kush eshte favorit per ndeshjen e se dieles? Realisht, kjo eshte nje pyetje qe per momentin nuk mundet t’i jape askush pergjigje, duke marre ne konsiderate se shanset jane te barabarta qofte per Vllaznine, qofte per Tiranen.

Ne fakt, i ketij mendimi eshte edhe kryeredaktori i njohur dhe drejtuesi i gazetes “Panorama Sport”, Jetmir Halilaj. Ne nje interviste per “Shkodra Sport”, ai beri komente te shumta dhe nje analize per Klasiken e futbollit shqiptar, Vllaznia-Tirana.

Ne nje analize te detajuar, Halilaj gjithashtu nxorri ne pah disa nga problematikat kryesore qe sipas tij kane dy ekipet. Ai u shpreh se kjo eshte nje ndeshje shume e rendesishme qofte per Vllaznine, qofte per Tiranen, por shtoi se kuqeblute duhet te bejne kujdes dhe te mos rrembehen nga euforia.

Poashtu, kryeredaktori i gazetes “Panorama Sport” theksoi se Vllaznia duhet te fitoje me patjeter qe te rihape garen e titullit. Me poshte, mund te lexoni intervisten e tij per “Shkodra Sport”, dhene gazetarit Maringlen Zhivani.

“Mendoj që është një ndeshje shumë e rëndësishme për të dyja skuadrat. Tirana natyrisht lua” për dy rezultate, sepse edhe një barazim në Shkodër është i pranueshëm për kampionët, ndërsa Vllaznisë i duhet të fitojë që të rihapë garën e titullit, por Vllaznia e ka potencialin ta bëjë këtë, madje të jem i sinqertë, në këtë moment shoh vetëm Vllazninë si skuadrën që mund të ndalë revanshin e Tiranës, jo vetëm sepse është e dyta në renditje, por edhe për kontingjentin e futbollistëve që ka, për eksperiencën e trajnerit Josa që e drejton dhe për historinë që ajo përfaqëson.

I shoh shanset të barabarta. Tingëllon çuditshëm ndoshta kur mendon që ndeshja luhet në Shkodër, por Vllaznia ka një “defekt”. Në ndeshjet e rëndësishme, sidomos ato që luan në fushën e saj, shpesh herë rrëmbehet nga euforia. Kjo ka sjellë edhe humbje të hidhura. Tirana nga ana tjetër nuk është rastësisht me gjashte pikë më shumë dhe me sulmin e mbrojtjen më të mirë. E shoh një ndeshje tërësisht të barabartë dhe që sipas mendimit tim modest, do ta fitojë skuadra që do përballojë më mirë presionin.

Vllaznia-Tirana nuk është vetëm një ndeshje futbolli. Mendoj që shkon përtej kësaj. Vllaznia-Tirana është histori, është frymëzim. Është nga ato ndeshje ku jepen mesazhe të forta për gjithë futbollin në Shqipëri. Natyrisht, Vllaznisë asnjëherë nuk i ka munguar entuziazmi, sepse ka tifozë të mrekullueshëm që nuk e braktisën as në vitet kur diskutonte mbijetesën, por duhet parë pak më gjerë se kaq.

Vllaznia dhe Tirana janë ndër të paktat klube në vendin tonë që kanë fuqinë, emrin dhe detyrën që të imponohen në futbollin tonë duke dhënë shembullin e duhur. Mendoj që në këtë pikëpamje të dyja klubet lënë shumë për të dëshiruar dhe po ju marr disa shembuj. Si ka mundësi që dy klube kaq të mëdha dhe me kaq reputacion nuk ngrejnë zërin për kriteret e licensimit nga ana e FSHF-së?!

Pse këto klube paguajnë për mirëmbajtje stadiumesh, kanë ekipe moshash, ekipe vajzash, etj, ndërkohë që të tjerë në Superiore nuk kanë as stadium? Pse këto klube pranojnë që të luajnë në mesjavë në drekë, duke i injoruar tifozët e një kampionati kaq të varfër? Pse këto klube nuk i kërkojnë FSHF-së të ndryshojnë shpërblimet për fituesin e titullit apo të kupës, por vazhdojnë me shifrat e vendosura që në vitin 2002? Pse këto klube nuk ndihen fare për Ligën e Futbollit dhe pranojnë nismat fasadë të FSHF sa herë që Federata vendos të përdorë Ligën si pretekst për ndonjë kërkesë apo bojkot?

Për çfarë shërbejnë tete milionë euro zyra të Federatës, kur mungojnë fusha për fëmijët dhe një pjesë e tyre ende zhvishen në qiell të hapur? Gjithnjë kam qenë i mendimit që klubet tona më të rëndësishme duhet të bashkëpunojnë ngushtë me Federatën dhe të gjitha institucionet e tjera për të ndihmuar në përmirësimin e futbollit, por nuk mund të shndërrohen në vasalë të bindur të FSHF. Nëse heshtin edhe këto klube, atëherë futbolli është vërtetë në pikë të hallit.

Realisht, eshte shumë herët për ta quajtur këtë ndeshje vendimtare për titullin, por natyrisht që nëse fiton Vllanzia, atëherë ka më shumë shanse, qoftë edhe për bilancin e ndeshjeve direkte. Megjithatë, e përsëris se të dyja skuadrat kanë ende shumë rrugë për të bërë.

Jam shumë i dobët me parashikimet dhe dua t’ia kursej vetes një tjetër dalje huq… Sa i përket Vllaznisë kampione në fund të sezonit, pse jo? Ka skuadër, ka trajnerin, ka qytetin, ka historinë, ka stadium, ka tifozë të mrekullueshëm. Thjesht i duhet pak më shumë qëndrueshmëri”-mbylli prononcimin e tij per “Shkodra Sport”, kryeredaktori i njohur dhe drejtuesi i gazetes “Panorama Sport”, Jetmir Halilaj.
Maringlen ZHIVANI