Kukësi triumfoi ndaj Kastriotit në “Kukës Arena”. Goli i Basës do t’i jepte fitoren verilindorëve. Për “Oversport” trajneri i Kukësit, Rrahman Hallaçi do të deklaronte se:
“Fitorja? Kemi marrë një fitore të rëndësishme. Kemi zotëruar topin, skuadra ka funksionuar mjaft mirë. Duam që të qarkullojmë topin sa më shumë dhe të shkojmë me pasime të kundërshtari. Si ndaj Vllaznisë edhe sot skuadra po më bindet në lojën që unë po kërkoj dhe jam shumë i kënaqur.
Shpresoj që të arrijmë të shënojmë sa më shumë gola, që të mos rrimë në ankth deri në fund. Por fitorja është shumë e rëndësishme. Edhe lojtarët e ardhur në merkato po marrin minuta. Skuadra po reagon, por asgjë nuk ka mbaruar, ka akoma punë për të bërë për të arritur objektivat.
Loja apo pikët? Kuptohet se më i kënaqur jam për pikët sepse jemi në një situatë të vështirë. Do doja që pikët të vinin edhe loja, por shpresoj se rruga është e gjatë dhe në të arrijmë të marrim pikë. Duhet te jemi në rrugën e duhur. Sot kishim shumë raste për të shënuar, por vetëm me një gol fituam.
2 humbje në drejtimin tuaj. Në cilin aspekt keni punuar më shumnë? Jemi munduar të bëj më të mirën. Kam punuar në aspketin fizim për të ngritur skuadrën lart. Koha ishte shumë e shkurtër për të përquar te lojtarët idetë e mia. Ç’është e vërteta jemi mirë, por duhet të bëjmë edhe më mirë pasi kemi disa probleme që duhet t’i rregullojmë shpejt. Kemi bërë analiza për të korrigjuar gabimet. Gjithmonë iu them lojtarëve se nuk e meritoni këtë vend ku jeni, për të ndryshuar edhe aspektin psikologjik të tyre”./newsport/