Saturday, January 10, 2026
FAQJA E PARE BOKSJETMIR KUÇI: SELAJ PARAQITJE POZITIVE NË LOJËRAT OLIMPIKE

JETMIR KUÇI: SELAJ PARAQITJE POZITIVE NË LOJËRAT OLIMPIKE

Shqipëria është përfaqësuar në lojërat rinore olimpike të zhvilluara në Buenos Aires të Argjentinës. Ndër sportistët që morën pjesë është edhe boksierja shkodrane Elsidita Selaj e cila nuk arriti që të kualifikohej në ndeshjen e zhvilluar me boksieren nga Franca.

Megjithatë trajneri i saj Jetmir Kuçi vlerëson paraqitjen e boksieres së tij dhe të sportistëve shqiptar.

Trajneri Kuçi tregon edhe për objektivat në të ardhmen me boksieren Selaj që e stërvit prej kohësh.

Lojërat Olimpike Rinore që u zhvilluan në Argjentinë ishin një format ndryshe nga ato që jemi mësuar zakonisht me Olimpiadën për të rritur.

Në thelb këto lojëra, përveç garës sportive patën edukimin e të rinjve si dhe përfitimin e informacioneve dhe eksperiencave të suksesshme nga medalistët olimpikë të njohur në të gjithë botën.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments