Pikërisht për të saktësuar njëherë e mirë se kush vendos tek Vllaznia në aspektin teknik të skuadrës, trajneri Rudi Vata edhe publikisht ka deklaruar: “njerëzit duhet ta ngulisin njëherë e mirë në kokë se tek Vllaznia për problemet e merkatos, për problemet e formacionit apo të tjera gjëra teknike që kanë të bëjnë me skuadrën, nuk vendos Kujtim Shaba që është adminstratori I klubit.

Nuk vendosin as pjestarët e Bordit Drejtues të klubit, nuk vendos madje as presidenti që është kryetari I Bashkisë. Për problemet teknike të skuadrës vendos vetëm Rudi Vata që është trajneri I saj dhe që ka marrë përsipër drejtimin e saj, duke u konsultuar me Armir Grimën që është drejtori sportive, si dhe me Vioresin Sinanin e Arben Parmezën që janë ndihmësit e mi, e po ashtu edhe me Ramazan Rragamin që është këshilltari im. Mbajeni mend mirë këtë gjë: këto janë njerëzit që vendosin për problemet teknike të skuadrës dhe askush tjetër përveç tyre. Të paktën deri kur të jem unë trajneri I Vllaznisë”