Monday, January 12, 2026
FAQJA E PARE KRYESORE“Jo, faleminderit”, De Ligt refuzon mundësinë të luajë me Barcelonën

“Jo, faleminderit”, De Ligt refuzon mundësinë të luajë me Barcelonën

Matijs De Ligt i beson verbërisht menaxherit të tij, Mino Raiola dhe ky i fundit duket se e ka bindur që të refuzojë përfundimisht një ofertë nga Barcelona. Sipas mediave spanjolle, mbrojtësi 19-vjeçar holandez i cili ka mahnitur gjithë botën me paraqitjet e tij me Ajaksin e përfaqësuesen në këtë edicion, nuk do të bëhet pjesë e katalanasve.

“Cadena SER” bën të ditur se Mino Raiola ka kthyer mbrapsht ofertën e fundit që ka bërë presidenti i Barcelonës, Josep Maria Bartomeu, pasi kapiteni i Ajaksit i ka dhënë të drejtën e plotë që ta bëjë një gjë të tillë. Kjo do të thotë tashmë se e ardhmja e futbollistit është mes PSG-së, Juventusit dhe Bajern Mynih, tre klubeve që kanë mbetur në garë për të.

Oferta ekonomike e katalanasve ishte shumë e ulët për standardet e Raiolës, ndaj ai ka zgjedhur që të ndjekë rrugë të tjera, ku lojtari të përfitojë financiarisht më shumë edhe pse në një moshë shumë të re.

Raiola i ka garantuar De Ligt se në të ardhmen, do të ketë mundësinë gjithsesi që të shkojë te Barcelona nëse do të ketë dëshirë, me lojtarin që ka pranuar planin e menaxherit italian. /vipsport/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments