Vllaznia ka barazuar 1-1 pasditen e sotme ne Rrogozhine ndaj Egnatias dhe sigurisht qe nje rezultat i tille nuk ka kenaqur askend ne kampin shkodran.
Por ajo qe ka marre vemendjen ne kete ndeshje ka qene nje reagim aspak normal i njerit prej futbollisteve te saj, qe tregon se ka momente nervozizmi te Vllaznia.
Trajneri Brdaric vendosi të zëvendësonte Liridon Latifin në minutën 75-të të ndeshjes, por sulmuesi nuk e ka pritur aspak mirë këtë zëvendësim.
Lojtari doli me vrap nga fusha dhe në momenti që afrohet te stoli godet me shkelma termusin që mban shishet e ujit dhe përfundon në tokë duke rrezikuar të dëmtohet.
Një veprim aspak normal nga Latifi që është një nga lojtarët më me eksperiencë te Vllaznia dhe duhet të jetë shembull për shumë futbollistë të tjerë te skuadra shkodrane.